Inter në dyshime për Asllanin, mesfushori shqiptar mund të huazohet në janar

Inter në dyshime për Asllanin, mesfushori shqiptar mund të huazohet në janar

13:16, 25/09/2023

 

Kristjan Asllani ka nisur sezonin e tij të ri me fanellën e Interit, por përsëri minutat në fushën e lojës janë të limituara për të.

Talenti i mesfushës shqiptare është aktivizuar vetëm në tre ndeshje deri më tani në këtë sezon, ku dy janë në Serie A duke luajtur një total prej 22 minutash dhe një tjetër në Champions League ku luajti 55 minuta.

Asllani sa herë futet në fushë bën paraqitje shumë të mirë, por Inzaghi nuk i beson shumë djaloshit nga Elbasani. Megjithatë, “fcinterneës” raporton se Asllani mund të huazohet në merkaton e janarit. 21-vjeçari dëshiron të ketë më shumë hapësira dhe nëse nuk i merr ato tek Interi, do të kërkojë huazimin në janar, pasi dëshira e tij është të luaj më shumë minuta dhe të jetë i gatshëm për Shqipërinë në Euro 2024, nëse kualifikimi do të jetë i mundur.

Ish-skuadra e tij Empoli mbetet favorit për të huazuar Asllanin, por lojtarin shqiptar e pëlqejnë edhe skuadra të tjera si Cagliari, Sassuolo, Verona dhe Salernitana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco