Pas kaq shumë kohësh rikthehet në fushë, Broja: Është vetëm filimi

Pas kaq shumë kohësh rikthehet në fushë, Broja: Është vetëm filimi

12:53, 25/09/2023

 

Armando Broja është rikthyer ditën e djeshme në fushë  ndaj Aston Villa në “Stamford Bridge”. Pas shumë muajsh i dëmtuar dhe në përpjekje për t’u rikuperuar sa më shpejtë, dje erdhi më në fund momenti i sulmuesit shqiptar, edhe pse Chelsea humbi me shifrat 0-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i sulmuesit të talentuar kuqezi.

“Është vetëm fillimi. Çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan shumë për kthimin tim në fushën e lojës”, është shprehur Armando Broja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco