Uzuni luan i dëmtuar, trajneri i Granadës flet për sulmuesin: Kishte shqetësime, ja pse e aktivizova

Uzuni luan i dëmtuar, trajneri i Granadës flet për sulmuesin: Kishte shqetësime, ja pse e aktivizova

11:57, 25/09/2023

Granada pësoi një tjetër humbje në kampionat, kësaj radhe përballë Las Palmas me rezultatin 0-1.

Titullar në këtë takim ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili u aktivizua dhe pse kishte një dëmtim.

Sipas trajnerit të Granadës, Paco Lopez, shqiptari u aktivizua pasi në stërvitjet e fundit kishte shfaqur shenja pozitive.

“Gjatë javës Uzuni kishte pasur shqetësime në kuadriceps, por testet dhe gjendja e tij mu dukën pozitive, për këtë arsye e aktivizova”, u shpreh Lopez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco