Sancho ndëshkohet pas mosmarrëveshjeve me trajnerin

Sancho ndëshkohet pas mosmarrëveshjeve me trajnerin

18:09, 14/09/2023

Jadon Sancho do të stërvitet larg skuadrës së parë të Manchester United deri në vendimin e radhës. Kjo pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Erik ten Hag.

Pas humbjes 3-1 nga Arsenali, Ten Hag nuk e llogariti Sanchon, duke thënë se mungesa e anësorit ishte për shkak të paraqitjeve të tij në stërvitje.

Këto komente e bënë 23-vjeçarin të thoshte se fjalët e holandezit ishin të pavërteta. 

Anglezi ka shënuar vetëm 12 gola në 82 paraqitje për "Djajtë e Kuq" dhe ai ishte shumë i përfolur për një lëvizje në Arabinë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco