FIFA shpall listën për futbollistin më të mirë: Haaland, Mbappe, Messi dhe Rice kryesojnë

FIFA shpall listën për futbollistin më të mirë: Haaland, Mbappe, Messi dhe Rice kryesojnë

17:37, 14/09/2023

Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe  janë në mesin e të nominuarve të FIFA për futbollistin më të mirë për sezonin 2022-2023, me befasinë që u bë pasi në listë është edhe Declan Rice i Anglisë

Shtatë herë fituesi i "Topit të Artë", Messi, është fituesi aktual i këtij çmimi të çmuar që jepet nga trupi qeverisës i futbollit në botë.

Ai është përsëri në listë dhe mund ta marrë atë pasi që ndihmoi Argjentinën ta fitojë Botërorin "Katar 2022".

Haaland është një tjetër favorit për ta marrë çmimin pasi që ka shënuar 52 gola dhe kontribuoi që City ta shkruajë historinë duke fituar Premier Ligën, FA Kupën dhe Ligën e Kampionëve gjatë 2022-2023.

Superylli Mbappe shënoi tripletë për Francën në finale të Botërorit, edhe pse skuadra e tij, por ai ka ruajtur vazhdimësinë duke pasur paraqitje të mira në nivel klubi.

Befasi e kësaj liste mund të konsiderohet anglezi Declan Rice, i cili si kapiten i West Ham arriti që të fitojë Ligën e Konferencës sezonin e kaluar – para se të kalojë për 122 milionë euro në Arsenal.

 

Në listë po ashtu janë përfshirë: Kevin De Bruyne, Julian Alvarez dhed Bernardo Silva – të cilët luajnë të gjithë në City. Edhe Rodri që shënoi golin e fitores në finale të Ligës së Kampionëve është përfshirë në listën e më të mirëve ashtu sikurse Ilkay Gundogan  – i cili ishte kapiten i City ku e përfundoi karrierën në mënyrën më të mirë para se të largohet për në Barcelonë.

Derisa lista e pretenduesve për këtë çmim përbehet nga talentë dhe futbollist të dëshmuar, për ikonën portugeze Cristiano Ronaldo nuk ka pasur vend – ai po ashtu nuk është në garë as për Topin e Artë 2023. Ai e kishte fituar çmimin në ditën inauguruese me FIFA, para se ta fitonte për herë të dytë në 2017, por nuk ka qenë në mesin e top treshës që nga viti 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco