'Për Italinë refuzova Arabinë', Immobile: Krenar të jem kapiteni i kombëtares

'Për Italinë refuzova Arabinë', Immobile: Krenar të jem kapiteni i kombëtares

21:47, 08/09/2023

 

Ciro Immobile është graduar në rolin e kapitenit të kombëtares së Italisë me sulmuesin e Lazios që ka marrë besimin e trajnerit Luciano Spalleti. Në një intervistë të fundit, Immobile shpjegoi se për të luajtur me Italinë refuzoi edhe ofertat nga Arabia Saudite.

“Në fillimin e stërvitjes, Spalletti na grumbulloi dhe na njoftoi se unë do të isha kapiteni i kombëtares. Besoj se është një zgjedhje që vjen jo vetëm prej cilësive si lojtar, por edhe prej vlerave njerëzore.​

Unë jam shumë krenar që jam kapiteni i kombëtares, është një ëndërr e bërë realitet. Do të jpa gjithçka nga vetja, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Refuzova ofertat nga Arabia prej kombëtares”, u shpreh Immobile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco