VIDEO/ Mitaj pas barazimit me Çekinë: Të gjithë dhamë shpirtin në fushë, jemi gati për Poloninë

VIDEO/ Mitaj pas barazimit me Çekinë: Të gjithë dhamë shpirtin në fushë, jemi gati për Poloninë

14:36, 08/09/2023

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj, ka dhënë një deklaratë për FSHF-në pas barazimit me Çekinë.

“Si unë dhe ekipi bëmë një paraqitje shumë të mirë, të gjithë bashkë ishim duke sulmuar dhe mbrojtur, duke dhënë shpirtin për Kombëtaren, dhe prandaj morëm rezultat pozitiv. Besoj se paraqitja ime ishte e mirë, besoj që edhe trajneri së bashku me shokët të kenë të njëjtin mendim.

Këto dy vitet e fundit është krijuar një grup harmonik, shumë i bukur brenda dhomave të zhveshjeve dhe me këtë rezultat pozitiv besoj që do të jemi më të përqendruar në ndeshjen ndaj Polonisë”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco