Rëndohet situata e Antony, dy gra të tjera e akuzojnë për dhunë dhe tentativë përdhunimi

Rëndohet situata e Antony, dy gra të tjera e akuzojnë për dhunë dhe tentativë përdhunimi

14:03, 08/09/2023

Telashe të reja për Antony-n e Manchester United.

Sulmuesi brazilian, i akuzuar për dhunë në familje dhe kërcënime fizike dhe psikologjike ndaj ish-partneres së tij Gabriela Cavallin, tashmë do të duhet të përballet edhe me dy ankesa të reja, të paraqitura nga dy gra të ndryshme në Brazil.

Shtypi vendas raporton se një studente e juridikut tha se ishte shtruar në spital pas një sherri në maj të vitit të kaluar me Antony-n.

Ajo pretendon se është sulmuar nga Antony dhe Mallu Ohana, ish-gruaja e lojtarit brazilian Dudu, në makinën e sulmuesit të United, teksa po dilte nga një klub nate në Sao Paulo.

Dëshmia tjetër është e një punonjëseje bankare 33-vjeçare, e cila në një intervistë ka folur për sulmin që pësoi në tetor nga futbollisti.

“Ai u përpoq të kryente marrëdhënie me mua dhe unë nuk doja. Më shtyu pas murit dhe unë godita kokën”, deklaroi akuzuesja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco