Programi i kuqezinjve/ Kombëtarja nis përgatitjet për Poloninë

Programi i kuqezinjve/ Kombëtarja nis përgatitjet për Poloninë

12:07, 08/09/2023

Kombëtarja shqiptare ka lënë pas barazimin ndaj Republikës Çeke në Pragë dhe është gati për të nisur nga puna për ndeshjen e radhës të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Polonisë që luhet këtë të diel në “Air Albania”.

Mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas ndeshjes, ekipi udhëtoi drejt Shqipërisë me “charter”, për të mos humbur më shumë kohë.

Ndërkohë këtë të premte skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë.

Trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediet, teksa më orën 19:30 Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare të stërvitjes në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të presë Poloninë në dielën në orën 20:45 me qëllimin e vetëm, 3 pikët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco