Largimi nga Milani? E vendosa pasi iku Paolo Maldini

Largimi nga Milani? E vendosa pasi iku Paolo Maldini

20:12, 06/09/2023

Milani ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës në Serie A. Shumë afrime, por edhe spastrime te kuqezinjtë. Njëri prej lojtarëve që u largua ishte Alexis Saelemaekers.

24-vjeçari u huazua te Bologna për 500 mijë euro, me këta të fundit që do të kenë mundësinë e blerjes së kartonit të tij në fundin e sezonit për 9 mln euro.

Lojtari belg, i cili fitoi titullin kampion gjatë tri sezoneve të kaluara në Milanello, ka shpjeguar arsyet e largimit nga Milani.

“Nuk ekzistonte tek unë ideja e largimit para se të largohej Paolo Maldini. Por kur ai iku ndodhën disa ndryshime në klub.

Dhe unë vendosa me dëshirën time që të provoja një eksperiencë tjetër. Jam i lumtur që ndodhem te Bologna.

Bisedova me trajnerin përpara se të vijë këtu. Nuk kam pasur kurrë në jetën time një diskutim si ai me Thiago Mottan…

Menjëherë më mbushi me dëshirën për të luajtur me Bolognan. Trajneri më ka dhënë shumë besim dhe ambicie me fjalët e tij”, theksoi Saelemaekers.

140 ndeshje zhvilloi anësori i djathtë me “Djallin” në të gjithë kompeticionet. Duke regjistruar 10 gola (të parin ndaj Bolognas) dhe 14 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco