'Bombë’ nga Gjermania, ish-trajneri i Bayern-it mund të zëvendësojë Flick

'Bombë’ nga Gjermania, ish-trajneri i Bayern-it mund të zëvendësojë Flick

18:59, 06/09/2023

Përfaqësuesja e Gjermanisë po zhvillon fazën përgatitore në prag të dueleve ndaj Japonisë dhe Francës, të cilat mund të rezultojnë decizive në rikthimin e shpesës te tifozët apo rokadën në pankinë.

Prestigjiozja “Bild” ka raportuar ditën e djeshme se stoli i Hansi Flick te “pancerat” varet nga rezultati dhe loja kundër dy takimeve miqësore të mësipërme. Nëse kampionët e 4-fishtë në spektrin e Botërorëve nuk bindin, pas paraqitjeve të dobëta përgjatë muajit qershor, atëherë nuk do të ketë më asnjë justifikim për 58- vjeçarin Hansi Flick. Julian Nagelsmann do të marrë vendin e Flick, gjithmonë nëse Kimmich me shokë nuk ia dalin në testet e shtatorit.

 

Nagelsmann ka të drejtë të negociojë me çdo palë, ndonëse kontrata me Bayernin ende nuk është shkëputur plotësisht. Tottenhemi, Chelsea dhe PSG ishin disa nga ekipet që kontaktuan 36-vjeçarin gjerman, por nuk gjetën gjuhën e përbashkët e ku një ndër problemet kryesore ishte kushti i vendosur nga kampi i bavarezëve, pra ku çdo klub që dëshironte të firmoste me Nagelsmanin, fillimisht duhet të shpenzonte të paktën 8-10 mln euro në arkat e rekordmenëve, në formën e një shpërblimi kundrejt pagesës së kryer prej kampionëve në verën e vitit 2021 nga Lajpcigu, plot 256 milionë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco