Lojtari i njohur: Erdhi dita të pimë birra

Lojtari i njohur: Erdhi dita të pimë birra

18:10, 06/09/2023

Eden Hazard vazhdon të jetë një lojtar pa ekip. Në këto kushte, zërat për tërheqjen përfundimtare të ish-futbollistit të Real Madrid po shtohen gjithmonë e më shumë.

Edhe vetë belgu ka ndihmuar në shtimin e këtyre zërave në dokumentarin e ri mbi përfaqësuesen e Belgjikës.

 ‘Pak nga pak po vjen dita të shijoj jetën me familjen time dhe miqtë. Duke pirë birra, sigurisht’, thotë 32-vjeçari.

Hazard është tërhequr nga kombëtarja, ku ka qenë kapiten i ekipit. Nga viti 2008 deri në vitin 2022, mesfushori ka luajtur 126 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 33 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco