Gjimshiti: Në fushë do të hymë për fitore, nuk mendojmë për Poloninë

Gjimshiti: Në fushë do të hymë për fitore, nuk mendojmë për Poloninë

18:01, 06/09/2023

Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në ndeshjen e parë të shtatorit, e vlefshme për fazën kualifikuese të “EURO 2024”. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh në konferencën për mediat se kuqezinjtë do të hynë në fushë për të marrin maksimumin dhe më pas do të mendojnë për Poloninë.

Besimi te forca e grupit: “Grupi sapo është formuar dhe jemi me më shumë përvojë dhe me lojtarë të rinj që japin gjithçka. Besimi është 100%, ndryshe nuk je i duhuri për t’i luajtur këto ndeshjet. Të gjithë ndeshjet janë vendimtare, janë pesë sfida finale.

Shtatlartësia e çekëve: Kanë shumë lojtarë të gjatë, besoj se nuk u afrohemi shume, por ne do të bëjmë futbollin tonë dhe të kemi kujdes me topat në ajër apo goditjet standarde. Nuk është vetëm gjatësia që vendos, duhet të kemi vetëbesim, për të mos ia lënë topin kundërshtarit.

Përfaqësimi i Luginës së Preshevës: Në këtë Kombëtare, jemi nga të gjitha vendet, Shqipëria, Kosova, Lugina, por çdo lojtar që vjen këtu, e ka një qëllim. Kur luan për kombin, është diçka e papërshkrueshme.

Motivimi për të shkuar në Evropian: “Motivimi nuk mund të them që e kam më të madh se të tjerët. E kam motivimin sa herë që jam me Kombëtaren. Do të doja të kualifikohesha si në 2016, edhe pse më pas nuk isha në finalet e Evropianit. Motivimi është shumë i lartë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco