Sylvinho dhe Gjimshiti optimistë për sfidën me Çekinë: Lojtarët në super formë

Sylvinho dhe Gjimshiti optimistë për sfidën me Çekinë: Lojtarët në super formë

17:49, 06/09/2023

 

Kuqezinjtë do të përballen me ekipin çek të Enjten në mbrëmje në Pragë. Pak para stërvitjes së fundit për këtë ndjeshje të rëndësishme për Euro 2024, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho dhe futbollisti Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Gjimshiti u shpreh optimist për sfidën me Çekinë, por pa i kursyer lëvdatat për ekipin kundërshtar.

“Ka lojtarë që kanë bërë disa ndeshje në klubet e tyre, edhe unë kam përballuar ndeshje me shumë presion dhe besoj që përballem shumë mirë. Besoj se forca e Çekisë nuk ka të bëjë me individualitetet, por ekipi. Unë e njoh Patrik Schick, është lojtar super i fortë, do rikthehet pavarësisht lëndimeve. Çekia mbetet ekip favorit për t’u kualifikuar”, tha ai.

Sa i takon ndeshjes me Poloninë, Gjimshiti u shpreh: Janë dy ndeshje të ndryshme, mendojmë sot për këtë të sotmen, pastaj kemi 3 ditë kohë për tjetrën.

Nga ana tjetër trajneri Sylvinho e cilësoi sfidën e nesërme si mjaft të rëndësishme dhe theksoi se është i kënaqur me lojtarët e Kombëtares në fazën përgatitore.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Kemi punuar shumë, individualisht në fushë, por edhe jashtë saj. Jam shumë i kënaqur nga grupi, i kam parë lojtarët të motivuar, në super formë të mirë dhe duan që të jenë protagonistë. Është një ndeshje shumë e fortë, por mua më vjen mirë që lojtarët janë gati të marrin përgjegjësitë e tyre”, deklaroi Sylvinho.

Ai shtoi ndër të tjera: Formacioni nuk mund të them që e kam vendosur, e kemi një ide të qartë si do të luajmë, por nuk dimë ende emrat që do rreshtohen në fushë. Është momenti të menaxhojmë sa më mirë lojtarët, kemi dhe nesër një seancë shumë të shkurtër stërvitore, përqendrimi duhet të jetë 100%. Çekia është kundërshtar i fortë, trajneri i tyre prej 2008-ës ka bërë një punë shumë të mirë, si grup dhe si individë janë shumë të fortë”

Shqipëria pas sfidës me çekët, do të përballet me Poloninë me 10 Shtator në “Air Albania” një tjetër ndeshje e rëndësishme për EURO 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco