Drejtuesi më i lartë i Bayern Munich ndan sekrete rreth transferimi të Harry Kane

Drejtuesi më i lartë i Bayern Munich ndan sekrete rreth transferimi të Harry Kane

17:21, 06/09/2023

Drejtuesi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka ndarë prapaskenat  e transferimit të Harry Kane nga Tottenham, duke theksuar se anglezi i bëri gjërat pak më ndryshe.

Kane u ka bërë mjaft përshtypje drejtuesve të Bayernit edhe para se t’i bashkohej klubit.

Rummenigge përmendi se qasja e Kane gjatë bisedimeve për transferim ra në sy. Ai vuri në dukje se 30-vjeçari ishte shumë i etur për t’u transferuar në Bayern dhe kishte një kohë jashtëzakonisht të shpejtë përgjigjeje, shpesh duke iu përgjigjur mesazheve brenda vetëm dy minutave.

“Ne të gjithë ramë dakord në komitetin tonë të transferimeve që nga dita e parë që donim ta bënim këtë transferim. Të gjithë atëherë kishin punën e tyre dhe e imja ishte të mbaja shumë kontakte me Harryn”.

“Kam folur shumë me të dhe menjëherë kuptova se sa djalë i mirë është. Kontaktin e parë e kam pasur

Rummenigge shtoi: “I shkrova atij se do të doja të flisja me të në telefon dhe ai – si gjithmonë më vonë – u përgjigj brenda vetëm dy minutave, gjë që nuk është normë as në botën e mesazheve ËhatsApp”.

“Unë i thashë: “Ne do të bëjmë gjithçka për të realizuar këtë transferim, sepse ne të gjithë besojmë se ju jeni njeriu më i rëndësishëm në të gjithë tregun e transferimeve për ne”, tregon Rummenigge

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco