'Jam krenar për këtë kombëtare', Taulant Seferi: Sylvinho ka sjell harmoni, gati për çdo kundërshtarë

'Jam krenar për këtë kombëtare', Taulant Seferi: Sylvinho ka sjell harmoni, gati për çdo kundërshtarë

17:05, 06/09/2023

 

Taulant Seferi është një prej sulmuesve që ka marrë një ftesë nga Sylvinho për dy sfidat me Çekinë dhe Poloninë.  Ish-sulmuesi i Tiranës do të tentojë të jetë protagonist në fushë dhe pse jo ta ndihmojë kombëtaren me gola.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka theksuar se të mbajë veshur këtë fanelë është krenari dhe se skuadar është gati për t’u përballur me çdo kundërshtarë.

“Ftesa për të përfaqësuar kombëtaren është ndjenja më e mirë që mund të përjetoj një futbollist. Veçanërisht jam krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje dhe shpresojmë që do t’i bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Jemi gati si grup të përballemi me çdo lloj kundërshtari, trajneri Sylvinho ka sjell harmoni dhe po bën një punë të fortë dhe të palodhshme”, ka shkruar Seferi.

Kujotjmë se kuqezinjtë do të sfidojnë nesër në mbrëmje Çekinë në Pragë duke nisur që nga ora 20:45, ndërsa 3 ditë më pas presim Poloninë në “Air Albania”. Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco