Botërori i basketbollit/ Lojtari serb goditet me bërryl gjatë ndeshjes, shtrohet në spital dhe heq veshkën

Botërori i basketbollit/ Lojtari serb goditet me bërryl gjatë ndeshjes, shtrohet në spital dhe heq veshkën

11:46, 05/09/2023

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë Botërorit të basketbollit që po zhvillohet në Azi.

Një kontakt normal loje, ku një bërryl i dhënë nga lojtari i Sudanit Jugor, Nuni Omoto ndaj serbit Borisa Simanic, ka patur pasoja të rënda te ky i fundit.

Simanic ka patur shqetësime të mëdha, duke u detyruar të operohet me urgjencë në Manila.

Goditja më bërryl ka dhënë komplikacione dhe mjekët janë detyruar t’i heqin njërën veshkë.

Nuk dihet ende nëse lojtari do të mund të rikthehet më të luajë basketboll.

Fillimisht ai doli nga fusha me dhimbja të forta në trup dhe më pas u operua me urgjencë nga mjekët më 31 gusht.

Por edhe operacioni pati disa ndërlikime dhe Simanic është detyruar të operohet sërish disa ditë më vonë, më 3 shtator. Fillimisht iu hoq një pjesë e veshkës dhe më pas iu hoq e gjithë veshka. Situata tani duket më e qetë, por basketbollisti është ende në spital dhe mbahet nën kontrollin e mjekëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco