Tjetër goditje nga Arabia, sulmuesi i Atletico Madrid firmos me Al-Shabab

Tjetër goditje nga Arabia, sulmuesi i Atletico Madrid firmos me Al-Shabab

10:16, 05/09/2023

Diego Simeone humbet një nga “senatorët” e tij në fillimin e këtij sezoni.

Yannick Carrasco është lojtari më i ri i Al-Shabab, skuadër me të cilën ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Belgu ka firmosur pikërisht në ditën e lindjes së tij, me sulmuesin i cili festoi dje 30 vjetorin e lindjes.

Klubi spanjoll ka arkëtuar 15 milionë euro, ndërsa Carrasco largohet kështu përsëri nga Atletico Madrid, pasi në periudhën 2018-2020 fluturoi drejtë Kinës, por tani belgu ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite ashtu si një pjesë e mirë e lojtarëve europian në këtë merkato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco