Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Ndodh në Portugali, gjyqtari anulon penalltinë nëpërmjet telefonit

VIDEO/ Ndodh në Portugali, gjyqtari anulon penalltinë nëpërmjet telefonit

21:26, 04/09/2023

 

Sistemi VAR ka ulur goxha polemikat në lidhje me rastet e dyshimta në futboll, megjithatë vazhdon të ketë kontestime për mënyrën si funksionon. Një rast i paprecedent ka ndodhur këtë javë në kampionatin portugez të futbollit.

Ndeshja mes Portos dhe Aroukës ka zgjatur më shumë se 110 minuta dhe shkak për këtë janë bërë vonesat e shumta. Kur rezultati ishte 0-1, arbitri akordon një penallti për Porton por më pas merr sinjalizimin nga VAR se vendimi duhet të rishihet.

Ndërkohë, në momentin që arbitrit në fushë duhej të komunikonte me sistemin VAR, një gabim teknik ka bërë që të ketë vështirësi dhe për këtë, arbitrit i është ofruar një celular në mënyrë që të flasë me dhomën e VAR-it për të marrë një vendim.

Ky veprim, ka sjellë reagime të shumta te futbollistët në fushë që kanë protestuar duke u shprehur se nuk është e drejtë dhe se nuk duhet të njihet rezultati. Sakaq, në minutat e fundit, Porto humbi një tjetër penallti, por më pas barazoi rezultatin në 1-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco