Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mori një goditje me bërryl, Simanic operohet me urgjencë, i hiqet një veshkë

Mori një goditje me bërryl, Simanic operohet me urgjencë, i hiqet një veshkë

19:01, 04/09/2023

Një goditje me bërryl nga Nuni Omoto që dukej i padëmshëm pas një kontakti normal loje. Kjo është ajo që ndodhi me rastin e sfidës në kampionatin botëror të basketbollit mes Serbisë dhe Sudanit të Jugut, por që u kthye në dramë për Borisa Simanic. Lojtari iu nënshtrua një operacioni urgjent në Manila dhe për shkak të disa komplikacioneve iu hoq edhe veshka. Nuk dihet ende nëse ai do të mund të rifillojë apo jo aktivitetin. Pas goditjes serbi donte të vazhdonte lojën, por për shkak të dhimbjeve të forta doli nga fusha. Më pas Simanic pati humbje gjaku në zonën e veshkave nga ku erdhi vendimi për t’iu nënshtruar një operacioni midis 30 dhe 31 gushtit.

 

Gjendja u rëndua papritur dhe ishte e detyruar një operacion i dytë, për heqja e një veshke: “Për shkak të disa komplikacioneve pas operacionit, Simanic u operua sërish më 3 shtator. Për shkak të ndryshimeve në qëndrueshmërinë e indit të veshkave, e gjithë veshka duhej të hiqej me kirurgji. Ne presim dhe shpresojmë që pas këtij operacioni rrugëtimi postoperativ të vazhdojë pa pengesa”, është shprehur Dragan Radovanoviq, mjeku zyrtar i kombëtares serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco