Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pritjes po i vjen fundi, Broja gati për 'blutë' pas sfidave të Kombëtareve

Pritjes po i vjen fundi, Broja gati për 'blutë' pas sfidave të Kombëtareve

18:32, 04/09/2023

 

Pritjes duket se po i vjen fundi dhe pas një dëmtimi, që e la pothuajse një vit jashtë fushave të blerta, “bomberi” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, pritet të jetë i gatshëm për tekniku Maurizio Pochettino, në përballjen e radhës të Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, sulmuesi nga Malësia e Madhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e e parë dhe pas kombëtareve do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit për të ndihmuar “blutë”, me këta të fundit, që ende nuk po gjejnë formën e duhur këtë sezon.

Për të ardhmen e sulmuesit, në majën e repartit ofensiv të londinezëve foli dhe tekniku Pochettino, i cili pas disfatës ndaj Nottingham Forest u shpreh se Broja është stërvitur mirë dhe është vetëm një “hap” larg rikthimit në fushën e lojës.

“Ne duhet të presim. Ai është afër rikuperimit, por ndonjëherë hapi i fundit është dhe më i vështiri pas një dëmtimi të tillë që pësoi Broja. Ai është stërvitur mirë. Është e lehtë të thuash që na duhet një sulmues tjetër, por ne i kemi dhe presim që të rikuperohen”,- u shpreh tekniku i “bluve”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco