Ibraimi shkëlqen me dygolësh, Struga rikthehet te fitorja në kampionat

Ibraimi shkëlqen me dygolësh, Struga rikthehet te fitorja në kampionat

18:07, 04/09/2023

Struga është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Tikves në shtëpi.

Në minutën e 15 ishte Radeski ai që kaloi në avantazh skuadrën e Duros dhe më pas Ibraimi me dy gola i dha qetësinë kampionëve.

Ibishi në minutën e 37’ shënoi golin e vetëm për miqtë, që nuk i mjaftoi të reagonin, pasi po në këtë minutë Varelovski mori dhe kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 59’ ishte Malikji ai që do të merrte kartonin e dytë për verdhë duke lënë dhe Strugën me 10 lojtarë, ndërsa Ibraimi nuk arriti dot të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minurën e 63’.

Kështu Struga shkon në kuotën e 6 pikëve pas vetëm tre ndeshjeve të luajtura, duke qenë mbrapa në kampionat pas angazhimeve në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco