Rinovimi e bën lojtarin më të paguar të Serie A, zbulohen detajet e kontratës së re të Osimhen

Rinovimi e bën lojtarin më të paguar të Serie A, zbulohen detajet e kontratës së re të Osimhen

13:08, 15/08/2023

“Corriere dello Sport” në numrin e sotëm shkruan edhe për Napolin, gati të mbyllë operacionin e rinovimit të kontratës së Victor Osimhen.

Klubi blu ka mbyllur derën për klubet arabe, duke i ofruar një zgjatje kontrate sulmuesit nigerian deri në vitin 2026. Një opsion që në fakt do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në të gjithë Serie A. Osimhen, në fakt, do të fitojë 15 milionë euro bruto në sezon.

Një shifër më e lartë se ajo e marrë nga Dusan Vlahovic (12.95 milionë) dhe Leonardo Bonucci (12.03 milionë). Prandaj, Napoli mund të marrë frymë lehtësisht, duke qenë se ka blinduar një nga lojtarët më të rëndësishëm në skenën italiane, por edhe ndërkombëtare. Në kontratën e Osimhen, kohëzgjatja e së cilës është rritur me një vit në krahasim me marrëveshjen e mëparshme, është përfshirë edhe një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro, e vlefshme për vendet e huaja (jo Italinë). Një zgjidhje që në fakt mbron më tej klubin kampion Italian në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco