Renato Sanches i bashkohet Mourinhos te Roma

Renato Sanches i bashkohet Mourinhos te Roma

20:49, 14/08/2023

Mesfushori qendror i Paris Saint-Germain, Renato Sanches, i është bashkuar Romës, sipas Fabrizio Romanos.

Futbollisti 25-vjeçar i kombëtares portugeze iu bashkua klubit roman në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro.

Një blerje do të bëhet e detyrueshme nëse portugezi luan 60% të ndeshjeve në të gjitha garat.

Kontrata e Sanches me PSG-në është deri më 30 qershor 2027. Portali “Transfermarkt” e vlerëson atë 15 milionë euro.

Sanches më parë ka luajtur për Benficën, Bayern Munchen, Swansea dhe Lille.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco