Chelsea prezanton blerjen më të shtrenjtë të historisë së Premier League, e bleu 115 milionë paundë

Chelsea prezanton blerjen më të shtrenjtë të historisë së Premier League, e bleu 115 milionë paundë

20:21, 14/08/2023

“Telenovela Moises Caicedo” merr fund njëherë e mirë. Mesfushori ekuadorian është zyrtarisht futbollisti më i ri i Chelseat teksa “Blutë e Londrës” paguan plot 115 milionë paundë në arkat e Brighton, duke e shndërruar 21-vjeçarin në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Caicedo ishte një nga objektivat kryesorë të Liverpool, madje “The Reds” e arritën akordin me Brighton shumë më herët se Chelsea, por vendimtare ishte dëshira e lojtarit që këmbënguli deri në fund për t’u transferuar në “Stamford Bridge”.

Trajneri Mauricio Pochetino shton kështu një armë më shumë në arsenalin e tij, teksa Caicedo i bashkohet një reparti në të cilin bëjnë pjesë emra si Enzo Fernandez, Conor Gallagher, Chukwuemeka dhe Ugochukwu.

Në fjalët e tij të para si futbollist i Chelseat, Caicedo shprehet mjaft i lumtur duke theksuar se nuk e mendoi dy herë kur i erdhi oferta për t’iu bashkuar klubit nga Londra.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Chelsean, kam shumë emocione. Kur erdhi oferta e Chelseat, nuk e mendova dy herë dhe menjëherë zgjodha skuadrën e radhës. Doja me patjetër të nënshkruaja për Chelsean, është një ëndërr që bëhet realitet dhe mezi pres të zbres në fushë me fanellën e re.

Vlen të theksohet se kjo nuk do të jetë lëvizja e fundit sa i takon merkatos pasi shumë shpejt, Chelsea pritet të zyrtarizojë për 50 milionë paundë edhe Romeo Lavian nga Southampton duke i dhënë një tjetër “fytyrë” repartit të mesfushës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco