Skuadra e Benzemasë e nis me fitore kampionatin e Arabisë Saudite, në fushë edhe Kante

Skuadra e Benzemasë e nis me fitore kampionatin e Arabisë Saudite, në fushë edhe Kante

20:08, 14/08/2023

Kampionati i Arabisë Saudite ka startuar këtë fundjave teksa ditën e sotme ishte premiera e skuadrës së Al-Ittihad aty ku aktivizohen tre yje si Karim Benzema, Fabinho dhe Ngolo Kante.

Al-Ittihad ia ka dalë të fitojë me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Al Raed, një sfidë që në fakt e zgjidhën në pjesën e dytë aty ku u shënuan të gjithë golat.

Në golin e parë të ndeshjes që u realizua në minutën e 58-të, ishte Benzema ai që dhuroi asistin ndërsa në të 73-tën dhe të 79-tën u shënuan dy golat e tjerë me autorë Coronadon.

Kështu, Al-Ittihad e nis me këmbën e mbarë kampionatin duke treguar se edhe këtë sezon do të luftojnë deri në fund për të mbrojtur titullin kampion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco