Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

U largua papritur nga Milani, ofertat nuk mungojnë për Paolo Maldinin

U largua papritur nga Milani, ofertat nuk mungojnë për Paolo Maldinin

22:19, 24/07/2023

 

Fundi i marrëdhënies me Milanin, ishte një surprizë që erdhi në fillim të qershorit. Por për Paolo Maldinin nuk mungojnë ofertat prestigjioze nga bota e futbollit.

Ish-shefi i anën teknike të skuadrës kuqezi, që pas largimit nga Milani nuk ka dhënë asnjë deklaratë, në ditët e fundit ka marrë një propozim për të qenë pjesë e stafit drejtues të Paris Saint-Germain.

Maldini që aktualisht ndodhet me pushime, nuk ka marrë akoma një vendim në lidhje me të ardhmen e tij. Përveç PSG, edhe kombëtarja italiane e futbollit mendon për Maldinin. Federata italiane i ka bërë një propozim ish-mbrojtësit legjendar, po akoma nuk është saktësuar roli i tij në ambientin e kombëtares. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco