Nuk është pjesë e planeve të Piolit, Rebic refuzon një ofertë nga Arabia

Nuk është pjesë e planeve të Piolit, Rebic refuzon një ofertë nga Arabia

21:02, 24/07/2023

 

E ardhmja e Ante Rebic është akoma e paqartë, pasi Stefano Pioli e ka lënë jashtë listës së lojtarëve që u grumbulluan për turneun amerikan dhe tashmë sulmuesi është jashtë projektit teknik të kuqezinjve.

Sipas “Sky Sport”, kroati ka refuzuar një propozim prej 10 milionë eurosh që i ka ardhur nga Arabia, por sërish sulmuesi duhet të largohet nga Milani.

Në ditët e fundit për lojtarin shfaqi interes edhe Besiktas, që kërkonte në huazim Rebic, por Milanit nuk i intereson kjo formulë sepse kërkon që të shesë përfundimisht sulmuesin. Rebic mbetet në pronësi të Milanit, por edhe për pak ditë, sepse duhet të gjejë një ekip të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco