Drejtuesit zikaltër në luftë me kohën, ja prioritetet e Interit në merkato

Drejtuesit zikaltër në luftë me kohën, ja prioritetet e Interit në merkato

17:40, 24/07/2023

 

Një portier, një sulmues dhe një mbrojtës. Simone Inzaghi kërkon t’i plësohet organika sa më parë, dhe sigurisht që po nxitohet më shumë për portën. Yann Sommer vazhdon të mbetet objektivi numër 1, por ende nuk është mbyllur dot marrëveshja me Bayernin.

Sakaq, në sulm pasi u tërhoqën nga gara për Romelu Lukakun, ëndrra e madhe është Balogun. Megjithatë, ky i fundit vlerësohet 40 milionë euro nga Arsenali dhe te Interi e konsiderojnë një shifër të lartë. Morata nga ana tjetër edhe pse pëlqehet nga Inzaghi, nuk bind për të investuar 21 milionë euro.

Në mbrojtje pas Demiral, në skenë ka dalë emri i Rafael Toloi. Bisedimet me Atalantën kanë nisur dhe mbrojtësi mund të jetë një afrim me kosto të ulët për zikaltrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco