Situata e Pogba? Allegri: Nuk e di se kur do të rikthehet

Situata e Pogba? Allegri: Nuk e di se kur do të rikthehet

17:22, 24/07/2023

 

Njësoj si një sezon më parë, Paul Pogba është më shumë një problem se sa një zgjidhje për Juventusin. Mesfushori francez i cili nuk luajti pothuajse gjatë gjithë sezonit të kaluar për shkak të dëmtimeve, ndodhet në një situatë të ngjashme edhe këtë verë. Këtë gjë e konfirmon vetë trajneri Max Allegri që ngre alarmin për gjendjen e mesfushorit.

“Nuk kisha në dispozicion një lojtar i Paul pothuajse gjithë sezonin dhe sigurisht që ishte penalizuese. Në këtë fazë përgatitore po zhvillon një punë të diferencuar dhe objektivi është ta rikuperojmë sa më parë, por për momentin nuk e dimë se kur do të rikthehet.

Nuk mendoj se do ta kemi në dy ndeshjet kundër Milanit dhe Real Madridit. Ai nuk ka punuar në asnjë moment me ne. Puna e diferencuar po ecën mirë, por nuk dëshiron të nxitohet sepse njësoj si vjet çdo gjë dukej mirë dhe më pas u detyrua të ndalej. Kështu që duhet të paktën një muaj për të kuptuar nëse do të jetë në dispozicion të skuadrës ose jo”, tha ndër të tjera Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco