Zyrtare/ Dejvi Bregu ndryshon skuadër, nis një aventurë të re në Turqi

Zyrtare/ Dejvi Bregu ndryshon skuadër, nis një aventurë të re në Turqi

16:41, 24/07/2023

 

Dejvi Bregu do të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Sulmuesi kuqezi do të nisë një aventurë të re me Umraniyespor në kategorinë e dytë për nga rëndësia në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Bregu ka firmosur një kontratë një vjeçare që do ta mbajë lidhur me Umraniyesporin deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

Vitet e fundit Dejvi Bregu ishte pjesë e Bolusporit, po në kategorinë e dytë turke ku ka zhvilluar paraqitje shumë të mira. Nga ana tjetër Umraniyespori ishte pjesë e elitës edicionin e kaluar, por nuk arriti dot të qëndronte mes më të mirave

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco