Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Hysaj: Është momenti im më i mirë, mezi pres të luaj në Champions. Sarri ka ndryshuar…

Hysaj: Është momenti im më i mirë, mezi pres të luaj në Champions. Sarri ka ndryshuar…

13:13, 21/07/2023

“Ndihem në formë, kampi stërvitor po shkon shumë mirë. Po punoj me të gjithë ekipin, do të jemi gati për fillimin e kampionatit. Kur je në një ekip prej 22 lojtarësh, e di që ka ulje dhe ngritje, duhet të dish të presësh momentin tënd. Ky është ndër momentet e mia më të mira. Ia dola mirë sezonin e kaluar, do të bëjmë edhe më mirë këtë vit”.

Elseid Hysaj në mikrofonat e “Lazio Style Channel” foli për përgatitjen në “Auronzo di Cadore” dhe sezonin e ri. Ai është një besnik i Sarrit dhe mezi pret ta rifillojë aktivitetin zyrtar në fushat e lojës: “Trajneri ka ndryshuar pak, por për më mirë.

Ai ende kërkon atë që mund të arrini, gjithmonë dëshiron të arrijë sa më lart. Të gjithë thonë: Ke luajtur me të për gjashtë vite, kështu që është më e lehtë për ty. Sidoqoftë, është gjithmonë e vështirë të hysh në fushë dhe të japësh më të mirën për çdo futbollist.

Momenti im më i mirë me Sarrin? Po, padyshim, po ecim mirë. Kemi bërë një sezon të mirë, kemi një ekip të fortë dhe sigurisht që do të bëjmë mirë sërish në sezonin e ri. Si mund të rritet mbrojtja e Lazios? Nëse përfundojmë të parët, është edhe më mirë, duhet të synojmë për më lart.

Me sulmuesit që kemi, mund të shënojmë gjithmonë, gjëja e rëndësishme është të mos pësojmë. Liga e Kampionëve? Sigurisht që është gjëja më e mirë për një lojtar, të luajë kundër ekipeve si Real Madridi dhe në stadiume të bukura. E provuam dhe ia dolëm.

Champions-i është ëndrra e të gjithë fëmijëve që luajnë futboll. Tifozët? Është e bukur, të gjithë ishim fëmijë dhe të gjithë donim të ishim pranë një futbollisti. Duhet t’iu jemi mirënjohës, t’i falënderojmë dhe të bëjmë mirë punën tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco