U eliminua nga Championsi, Partizani ‘ngushëllohet’ me kundërshtarin e lehtë në Conference League

U eliminua nga Championsi, Partizani ‘ngushëllohet’ me kundërshtarin e lehtë në Conference League

22:27, 18/07/2023

Partizani është mposhtur sot në Hungari nga BATE Borisov me rezultatin 2-0 në Ligën e Kampioneve.

Duke qenë se ndeshja e parë u mbyll me barazimin 1-1, bjellorusët kalojnë në turin e dytë në Ligën e Kampioneve me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Të kuqtë kështu zbresin në turin e dytë në Ligën e Konferencës.

Ata do të përballen me Atletik Klub D’Eskalades të Andorrës, e cila u eliminua me rezultatin 3-0 nga Budocnost.

Image

Kjo është një mundësi e mirë për kryeqytetasit, pasi skuadra nga Andorra duket lehtësisht e kalueshme.

Ndaj kjo bën mëse të mundur kalimin të paktën në turin e tretë të kompeticioneve ndërkombëtare për “demat”.

Ndeshja e parë luhet javën e ardhshme në transfertë, ndërsa e kthimit do të luhet në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco