BATE Borisov eliminon Partizanin nga Championsi, të kuqtë ‘zbresin’ në Conference League

BATE Borisov eliminon Partizanin nga Championsi, të kuqtë ‘zbresin’ në Conference League

22:09, 18/07/2023

Partizani është eliminuar në turin e parë të Champions League, nga BATE Borisov.

Bjellorusët triumfuan 2-0 në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në Hungari.

Pavarësisht dominimit të kampionëve të Shqipërisë, ishin bjellorusët ata që gjetën golat.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por vlen të përmendet se Partizani iu afrua golit në disa raste.

BATE Borisov mbrohej mirë dhe ia doli të shënojë golin e parë, në gjuajtjen e parë në portë.

Në minutën e 71, ishte Malkevich që zhbllokoi rezultatin. Partizani u hodh në sulm tërësisht në kërkim të golit të barazimit, por rrugën e rrjetës e gjetën përsëri bjellorusët.

Në minutën e 102-të, ishte Shestyuk, i cili në gjuajtjen e dytë në portë për skuadrën e tij, shënoi golin e dytë.

Tashmë Partizani do të vazhdojë rrugëtimin europian, në turin e dytë të Conference League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco