VIDEO/ Bayerni i pamëshirshëm në miqësore, fiton me rezultatin e jashtëzakonshëm 27-0

VIDEO/ Bayerni i pamëshirshëm në miqësore, fiton me rezultatin e jashtëzakonshëm 27-0

22:04, 18/07/2023

Bayern Munchen ka regjistruar fitore me rezultat të jashtëzakonshëm në miqësoren ndaj Rottach-Egern.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk tregoi aspak mëshirë ndaj rivalëve lokal.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Birkenmoos” përfundoi me rezultatin 27-0.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të turneut para-sezonal të Bayernit në Tegernsee.

Jamal Musiala e hapi serinë e golave në minutën e tretë. I njëjti lojtar shënoi edhe katër golat tjerë, në minutat 13’, 37’, 42’ dhe 45’.

Golat tjerë u shënuan nga Serge Gnabry (5’, 12’, 43),  Alphonso Davies (8’), Konrad Laimer (20’), Mathys Tel (22’, 26’, 28’, 34’, 41’), Noussair Mazraoui (28’), Dayot Upamecano (31’), Leroy Sane (35’), Marcel Sabitzer (50’, 64’, 66’, 71’, 72’), Raphael Guerreiro (74’), Ryan Gravenberch (84’), Kingsley Coman (86’) dhe Sadio Mane (90’).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco