Talenti që po monitoron Silvinjo shkëlqen me klubin e Serisë A, shënon dy gola në miqësoren e parë

Talenti që po monitoron Silvinjo shkëlqen me klubin e Serisë A, shënon dy gola në miqësoren e parë

21:31, 18/07/2023

Medon Berisha është një nga emrat që po monitorohen me vëmendje nga trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Fantazisti kuqezi, që tani pjesë e kombëtares Shpresa, ka shkëlqyer me ekipin e të rinjve të Leçes, duke i ndihmuar që të shpallen kampionë në këtë grupmoshë në Itali.

Paraqitjet e tij sigurisht që kanë tërhequr edhe vëmendjen e skuadrës së parë të klubit italian, me trajnerin D’Aversa i cili e ka grumbulluar menjëherë për fazën përgatitore të edicionit të ri dhe i ka dhënë hapësira që në ndeshjen e parë miqësore.

Sot, Leçe luajti me US Postal miqësoren e parë të fazës përgatitore dhe në pjesën e dytë të ndeshjes, trajneri aktivizoi edhe Berishën.

Ky i fundit iu përgjigj siç duhej kësaj mundësie që iu dha, pasi shënoi në minutat 59 dhe 72 të duelit që u mbyll me rezultatin e thellë 15-1 për ekipin e Serisë A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco