FOTO/ Anulohet miqësorja e klubit të Serisë A, furtuna e papritur shkatërron tribunën e stadiumit

FOTO/ Anulohet miqësorja e klubit të Serisë A, furtuna e papritur shkatërron tribunën e stadiumit

20:36, 18/07/2023

Klubi i Xhenoas është përballur sot me një të papritur, që ka detyruar anulimin e ndeshjes miqësore që kishte planifikuar me austriakët e Svarovski Tirol.

Kushtet ekstreme atmosferike kanë shkatërruar stadiumin ku do të luhej ndeshja dhe kanë krijuar panik të pazakontë duke bërë që të mos luhet sfida.

Skuadrat kishin dalë për nxehjen në stadiumin e komunës Val Di Fasa në alpet italiane.

Por një furtunë e mirëfilltë me reshje të forta shiu dhe erë, bëri që ekipet të ktheheshin në dhomat e zhveshjeve ndërsa më pas të ishin edhe tifozët ata të cilët do të largoheshin të tmerruar nga stadiumi.

Image

Kjo për shkak se stadiumi pësoi dëme të mëdha nga furtuna dhe një kullë TV e ngritur në krah të tij, u rrëzua nga era dhe ra në terrenin e lojës, duke e bërë të papraktikueshëm atë.

Image

Kjo bëri që miqësorja e klubit të Serisë A të anulohet për momentin dhe të riprogramohet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco