Drejtori i Strugës: Duro na ka sjellë eksperiencë, do ketë 100 mijë euro shpërblim për kualifikimin

Drejtori i Strugës: Duro na ka sjellë eksperiencë, do ketë 100 mijë euro shpërblim për kualifikimin

17:09, 18/07/2023

Drejtori sportiv i Strugës, Besart Isaku ka folur në prag të ndeshjes me Zalgiris e vlefshme për kualifikimin në raundin e dytë të Champions League.

Isaku është shprehur për "Super Sport" se trajneri Shpëtim Duro i ka dhënë eksperiencë ekipit, ndërsa shtoi se ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë.

“Kemi 8 vite histori, jemi një klub i gjithi privat. Buxheti i klubit tonë është 550-600 mijë euro buxhet. Ne kemi punuar shumë, projekti ka nisur prej kohësh, asgjë nuk është e rastësishme.

Shpëtim Duro? Nuk kam fjalë për të. Ai ka një kontratë me ne dhe nuk rrezikon asgjë edhe nëse ne nuk kualifikohemi. Duro ka sjell eksperiencën e tij dhe ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë, jemi shumë të lumtur me punën e tij.

Kualifikimi? Nëse ne kualifikohemi do të ketë një shpërblim 100 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco