Refuzoi milionat saudite, flet Son: Paratë janë të rëndësishme, por unë e dua futbollin

Refuzoi milionat saudite, flet Son: Paratë janë të rëndësishme, por unë e dua futbollin

15:27, 18/07/2023

Shumica e futbollistëve që mbushin 30 vjeç mezi presin një ftesë nga Arabia Saudite, klubet e së cilës shpenzojnë miliona euro, por Heung-Min Son (31) nuk është njëri prej tyre.

Son u kërkua nga shumë klube këtë verë dhe oferta më konkrete që mori ishte nga Al-Ittihad, që dëshironte ta bashkonte me Karim Benzema dhe N'Golo Kante. Mirëpo, përfaqësuesi i Koresë së Jugut i falënderoi ata për ofertën me vlerë sa 100 milionë euro, teksa preferoi të luaj akoma në Europë.

"Nëse do të doja të shkoja, do të shkoja. Paratë janë të rëndësishme, por mua më pëlqen të luaj futboll. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Premier League dhe kam ende shumë për të arritur këtu", tha Son dhe vazhdoi:

“Po pres me padurim sezonin e ri, vitin e kaluar pata shumë probleme me dëmtimet. Ky nuk ishte Son që njoh dhe dua të dëshmoj këtë sezon se unë jam Son që të gjithë e kemi njohur. Shumë lojtarë do të shkojnë në Arabinë Saudite, gjë që është me të vërtetë shumë interesante, por është ëndrra ime të luaj në Premier League dhe po pres me padurim sezonin e ri”, tha Son.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco