Inter publikon Asllanin, mesfushori shqiptar ndryshon numrin e fanellës

Inter publikon Asllanin, mesfushori shqiptar ndryshon numrin e fanellës

15:45, 18/07/2023

Sezon i ri, numër i ri. Inter ka prezantuar numrin e ri të Kristjan Asllanit në rrjetet sociale me anë të një video.

Duket qartë talenti kuqezi i cili shfaqet me fanellën zikaltër dhe me numrin 21 mbi shpatulla. Sezonin e kaluar, të parin e tij me Interin, djaloshi i talentuar shqiptar mbajti numrin 14, atë që Perisic la, ndërsa tashmë, 21 është i tiji që përkon edhe me moshën (21 vjeç).

Asllani është një lojtar që drejtuesit dhe tifozët e pëlqejnë shumë, dhe këtë sezon pritet që për të të ketë më shumë minuta në dispozicion, sidomos tashmë pas ikjes së Brozovic.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco