Jo vetëm Osimhen, PSG kërkon të rrëmbejë një tjetër yll të Serie A

Jo vetëm Osimhen, PSG kërkon të rrëmbejë një tjetër yll të Serie A

18:11, 11/07/2023

 

Largimi i mundshëm i Kylian Mbappe nga PSG ka bërë që drejtuesit parizienë të hidhen në merkato për të gjetur një sulmues që do të mbushë hapësirën e lënë boshë nga ylli francez. I pari në listën e dëshirave të Luis Enriques është Victor Osimhen, por shifra e lartë (180 milionë euro) që kërkon Napoli krijon probleme në këtë tratativë.

Kështu, drejtuesit e PSG-së po shikojnë edhe për alternativat e mundshme të sulmuesit nigerian dhe një prej tyre gjendet po në Serie A. Bëhet fjalë për bomberin e Juventusit, Dusan Vlahovic. Ky i fundit mund të jetë lojtari i skarifikuar nga “Zonja e Vjetër” për të zhbllokuar merkaton bardhezi.

Sa i përket shifrave, Dusan Vlahovic është më i arritshëm nga PSG. Kartoni i tij nga Juventusi vlerësohet rreht 75 milionë euro, një shifër që PSG mund ta shpenzojë pa problem. Megjithatë, objektivi kryesor mbetet Osimhen, por Vlahovic është më shumë se thjesht një ide për PSG-në. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco