Nuk bën pjesë në planet e Interit, zikaltrit duan të shesin sulmuesin

Nuk bën pjesë në planet e Interit, zikaltrit duan të shesin sulmuesin

20:01, 10/07/2023

 

Aventura e Joaquin Correas me Interin duket se po shkon drejt fundit. Klubi zikaltër kërkon të mbyllë bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas dhe ky i fundit me shumë mundësi do të shitet në merkaton e verës.

Menjëherë pasi Interi të shesë shërbimet e 28-vjeçarit, klubi nga Milano kërkon të nënshkruajë me një tjetër sulmues me karakteristika të njëjta si argjentinasi. Përveç një sulmuesi tjetër që do të zëvendësojë Correan, Lukaku pritet sërish të vijë tek zikaltrit.

Siç raportojnë mediat, e ardhmja e ish-sulmuesit të Lazios mund të jetë në Spanjë, aty ku luajtur më parë. Shifra e cila Interi mund të shesë Correan është më pak se 30 milionë eurot e shpenzuara për ta blerë atë nga Lazio. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco