De Laurentiis: Giuntoli juventin? Po ta dija, do e kisha hequr qafe më herët

De Laurentiis: Giuntoli juventin? Po ta dija, do e kisha hequr qafe më herët

19:13, 10/07/2023

 

Aurelio De Laurentiis njihet për batutat e tij dhe deklaratat e drejpërdrejta. Gjatë prezantimit të fanellave të reja për sezonin 2023/2024, presidenti i Napolit është ndalur te Cristiano Giuntoli.

Ish-drejtori teknik i Napolit, i cili u largua pas tetë viteve nga kampionët e Italisë, zgjodhi Juventusin. Duke zbuluar se ka qenë tifoz i bardhezinjve që fëmijë.

Dashurinë për Juven e ka të trashëguar nga babai i tij. Në lidhje me drejtorin e ri teknik të “Zonjës”, De Laurentiis u shpreh:

“Me të vërtetë nuk e prisja atë deklaratë. Më çuditi, më zuri të papërgatitur, e them realisht.

Nëse do e kisha vënë re më herët se është tifoz i Juventusit, do e kisha hequr qafe më shpejt Giuntolin”, deklaroi De Laurentiis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco