Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Festoi me Argjentinën Kupën e Botës, Nusreti mbrohet nga akuzat

Festoi me Argjentinën Kupën e Botës, Nusreti mbrohet nga akuzat

14:50, 28/06/2023

Inkursioni i tij në terrenin e lojës, gjatë festimeve të Kupës së Botës nga ana e Argjentinës, aq sa arriti që të pozojë edhe me trofeun më të rëndësishëm të futbollit, hapi një diskutim shumë të fortë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

“Salt Bae”, ose Nusreti, kuzhinieri i famshëm turk, ka dashur që të saktësojë të gjithë episodin në fjalë, në atë mbrëmje të Dohas, për faqet e “The Times”.

“Nëse unë u tundova dhe zbrita në terrenin e lojës atë mbrëmje, kjo ndodhi vetëm për dashurinë time ndaj kombëtares së Argjentinës dhe emocioneve që më kishin pushtuar në atë moment. Shumë prej asaj përfaqësueseje kanë qenë miq në restorantet e mia dhe mes tyre nuk ndihesha një i panjohur.

Për mua ishte një moment shumë special, ndonëse ju siguroj se nuk do të shkel më asnjë fushë, gjatë zhvillimit të Botërorëve të ardhshëm. Por ajo që më vjen keq është se mes 1000 vetave që kishin zbritur në fushë, vetëm unë u akuzove, vetëm unë kisha bërë krim!

Madje më akuzuan edhe se doja të bëja reklamë, por nuk është aspak e vërtetë. Nuk mendoj se kam nevojë për këtë gjë dhe mbi të gjitha nuk mendoj se për më tepër, me të gjitha akuzat që mu vunë mbi shpatulla, nuk mendoj se gjatë atyre festimeve unë mora me shqelma dikë, apo akoma më keq grabita ndonjë në fushë. Ishte thjesht adrenalinë, një arrati e momentit dhe më vjen keq nëse kam ofenduar dikë me gjestin tim”, u shpreh dhe u justifikuar kuzhinieri Nusret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco