Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

 Mediat gjermane: Osimhen te Bayern Munchen

Mediat gjermane: Osimhen te Bayern Munchen

14:01, 28/06/2023

Është një nga më të kërkuarit e kësaj verë.

Sulmuesin nigerian Victor Osimhen raportohet se është afër ndarjes me Napolin.

Asi i kampionëve të Italisë, sipas medieve të huaja, është afër transferimit te gjiganti gjerman, Bayern Munchen.

Madje, siç raporton “Sport1”, nigeriani ka pranuar të transferohet te “bavarezët”, derisa presidenti i Napolit, De Laurentiis, kërkon 150 milionë eurove për kartonin e lojtarit.

Bayern Munchen duket se tashmë ka hequr dorë nga ylli i Tottenhamit, Harry Kane, pasi që ‘Spurs’ refuzuan ofertën e ‘Bavarezëve’, dhe tashmë skuadra gjerman është hedhur në sulm për nigerianin e Napolit.

Osimhen thuhet se pëlqen kalimin tek Bayern Munich, por tani klubit gjerman i mbetet të arrijë marrëveshje me Napolin për transferimin e nigerianit në ‘Alianz Arena’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco