Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Visar Bekaj bëhet me skuadër të re, transferohet në Superligën e Turqisë

Visar Bekaj bëhet me skuadër të re, transferohet në Superligën e Turqisë

12:33, 28/06/2023

Visar Bekaj është transferuar në Turqi. Portieri i Tiranës në Superiore dhe i përfaqësueses së Kosovës, ka firmosur me Hatayasporin, skuadër që u tërhoq nga kampionati (Superliga turke) për shkak të tragjedisë së tërmetit të 6 shkurtit.

Hatayspori dhe Gaziantepi, skuadrat nga qytetet prej zonave më të prekura nga tërmeti, u detyruan të mos mbyllnin sezonin e fundit.

Por, Federata Turke e Futbollit vendosi që të dy skuadrat të jenë pjesë e Superiores në edicionin e ri.

Bekaj është përforcimi i Hatayasporit për portën. 26-vjeçari nga Prishtina, ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Ai ishte pjesë e Tiranës në dy sezonet e fundit duke fituar titullin dhe Superkupën e Shqipërisë me bardheblutë.

Portieri numëron edhe 4 ndeshje me Kosovën. Ndërkohë, Bekaj u shpall portieri më i mirë dhe pjesë e formacionit më të mirë në sezonin 2021-2022 në Superioren shqiptare.

“Më të Mirët 2022”, mbrëmja gala që organizon FSHF dhe Digitalb, nderoi 11 futbollistët më të mirë në Abissnet Superiore, mes tyre edhe Bekajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco