Lamtumira e Dzekos thuajse e kryer, sulmuesi i Interit do të transferohet në Turqi

Lamtumira e Dzekos thuajse e kryer, sulmuesi i Interit do të transferohet në Turqi

15:09, 16/06/2023

 

Aventurës së Edin Dzekos në Milano duket se po i vjen fundi. Sulmuesit boshnjak i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me Interin dhe me shumë mundësi zikaltrit nuk do të rinovojnë me të.

Destinacioni i radhës për sulmuesin 37-vjeçar nuk do të jetë më në Itali, por në Turqi. Sipas “Sportmediaset”, klubi i ardhshëm ku Edin Dzeko do të vazhdojë karrierën është Fenerbahce.

Agjenti i sulmuesit boshnjak thuhet se është në Turqi dhe po negocion me klubin. Kontrata që Fenerbahce i ka ofruar Dzekos është për 2 vite, i cili në dy sezone do të përfitojë 12 milionë euro plus bonuse.

Vendimi final i ish-sulmuesit të Romës do të vijë në ditët në vijim pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese që ka me Bosnjen e Hercegovinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco