Manchester City i dhuron Guardiolës mesfushorin e preferuar

Manchester City i dhuron Guardiolës mesfushorin e preferuar

15:28, 16/06/2023

Manchester City është pranë zyrtarizimit të një përforcimi në mesfushë.

Kampionët e Anglisë dhe Europës, kanë piketuar Mateo Kovacic si afrimin e duhur dhe janë afër arritjes së akordit me Chelsean.

29-vjeçari është pjesë e “Bluve të Londrës” prej verës së vitit 2018, ndërkohë që ka luajtur edhe me Real Madrid, Inter dhe Dinamo Zagreb.

“ESPN” raporton se drejtuesit e Citizens kanë gjetur gjuhën e përbashkët me agjentët e lojtarit kroat (94 ndeshje dhe 5 gola me Kombëtaren).

Pep Guardiola e pëlqen prej kohësh Kovacic, karakteristikat e të cilit i cilëson ideale për skemat e tij, por edhe për zëvendësimin e kapitenit Gundogan, i cili është me valixhe gati.

Dy klubet angleze po negociojnë prej ditësh për detajet e fundit, teksa në parim është arritur marrëveshja mbi bazën e 40 milionë eurove.

Gjatë aventurës në “Stamford Bridge”, lojtari i lindur në Austri fitoi Champions League, Europa League, Superkupën Europiane dhe Botërorin për Klube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco