Kualifikueset e Euro 2024/ 12 sfida luhen ditën e sotme, Kosova zbret në fushë

Kualifikueset e Euro 2024/ 12 sfida luhen ditën e sotme, Kosova zbret në fushë

12:20, 16/06/2023

 

Rikthehet sot sfidat kualifikuese për Euro 2024, ku plot 24 kombëtare do të zbresin sot në fushën e lojës. Takimi i parë që do të zhvillohet ditën e sotme mes Finlandës dhe Sllovenisë, do të luhet në orën 18:00.

Më pas në orën 20:45, do të luhen njëkohësisht plot 11 sfida të vlefshme për kualifikueset e europianit të vitit 2024. Në fushë ditën e sotme do të zbresë kombëtarja e Kosovës, e cila do të përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në dy takimet e para të luajtura ndaj Israelit dhe Andorrës, dardanët kanë arritur të grumbullojnë 2 pikë dhe gjenden në vendin e tretë. Në rast të një fitoreje të mundshme sot ndaj Rumanisë, Kosova do të afrohej me këta të fundit që janë 4 pikë më lart.

Takimet e tjera që do të luhen ditën e sotme janë Andorrë-Zvicër, Bjellorusi-Izrael, Danimarkë-Irlanda e Veriut, Gjibraltar-Francë, Greqi-Irlandë, Latvi-Turqi, Maltë-Angli, Maqedoni e Veriut-Ukrainë, San Marino-Kazakistan dhe Uells-Armeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco