Shorti i Europianit U-17 për vajza/ Shqipëria njeh rivalet, FSHF organizatore e ndeshjeve të Grupit B4

Shorti i Europianit U-17 për vajza/ Shqipëria njeh rivalet, FSHF organizatore e ndeshjeve të Grupit B4

12:15, 16/06/2023

Është hedhur këtë të premte në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza për edicionin 2023-2024.

Shorti e vendosi Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Agustin Kola në Grupin B4 të Ligës B së bashku me Ishujt Faroe, Uellsin dhe Kazakistanin.

Pas konsultimeve mes skuadrave dhe UEFA-s, u ra dakord që të gjitha ndeshjet e këtij grupi të organizohen në vendin tonë në datat 21, 24 dhe 27 nëntor.

Përfaqësuesja shqiptare U-17 për vajza merr pjesë edhe në këtë edicion të Europianit në Ligën B, ku do të garojë për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

Trajneri Kola ka në dispozicion një grup të mirë dhe shumë të talentuar vajzash, të cilat synojnë kualifikimin në kampionatin e ardhshëm europian për këtë grupmoshë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco